Më pak njerëz po martohen, rritet shkalla e divorcit
Një studim i ri ka treguar se sa shumë ka ndryshuar Mbretëria e Bashkuar në aspektin e martesave dhe divorceve.
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), e cila mblodhi të dhënat mes vitit 1961 dhe 2011 në Angli dhe Ulles, erdhi në përfundim se më pak njerëz po martohen dhe më shumë po divorcohen.
Studimi zbuloi se në vitin 1961, 68 përqind e njerëzve të moshës 16 vjeç e tutje ishin të martuar dhe vetëm 0.8 përqind ishin të divorcuar, ndërsa në 2011, 49 përqind e njerëzve të moshës 16 vjeç e lart ishin martuar dhe nëntë përqind ishin ose të divorcuar, shkruan The Independente, përcjell Klankosova.tv.
ONS thekson se shifrat e regjistrimit ofrojnë vetëm një “pamje” të tendencave shoqërore.
“Pra, ata nuk mund të na tregojnë se sa herë dikush është martuar ose në një partneritet civil,” shton organizata, “por ndryshimet midis këtyre shifrave për 1961 dhe 2011 pasqyrojnë një periudhë të ndryshimit të ashpër shoqëror”.
“Shifrat nuk tregojnë se sa herë është martuar dikush, apo ka qenë në lidhje, por ndryshimet midis këtyre shifrave nga viti 1961 në 2011 tregojnë ndryshimin në shoqëri”, thonë nga organizata.
ONS zbuloi edhe se përqindja e njerëzve të martuar në vitin 2011 ishte më e ulët në pothuajse çdo zonë në Angli e Uells.