Maqedoni

Më mirë për Tetovën ngushëllon familjet e viktimave: Të ketë përgjegjësi që të mos përsëriten këto raste!

Tetova mbrëmë përjetoi një nga netët më të errëta që mban mend ky qytet! Ndajmë dhimbjen me familjarët për këtë tragjedi që na tronditi të gjithëve thellësisht!

Jetët e humbura nuk do të kthehen, mirëpo një hetim rigoroz dhe i pavarur nga organet kompetente do të jetë ngushëllim për familjarët dhe gjithë ne.

Që ndodhitë e tilla të mos përsëriten më kurrë, #PËRGJEGJËSI duhet të ketë!