Me marrëveshjen e Ohërit është thyer ëndrra e shqiptarëve
Me marrëveshjen e Ohërit që na keni lodhur 23 vite, ua rikujtoj se pikërisht me këtë marrëveshje është thyer ëndrra e një populli të tërë dhe jo legjitimiteti, por kur nuk u është bërë vonë për këtë. Na keni lodhur duke na thënë se Maqedonia është atdheu jonë.
Në fakt Maqedonia ka qenë atdheu i juaj i pushtetarëve. Nuk keni marrë pjesë në qeverinë e Ismail Qemalit ju që të na shisni sot pallavra.
Vullneti i popullit shqiptar është thyer në 2001 e këndej, më shumë se dy mijë herë por ju që sot thirreni në legjitimitet nuk keni bërë zë, sepse u ka bë mirë pushteti.
Sa e sa cikle zgjedhore keni patur mundësi të kushtëzoni krijimin e qeverisë por se keni bërë.
Ju më shumë se dy mijë herë keni punuar kundër vullnetit dhe legjitimitetit të shqiptarëve por u ka ardhë mirë(nuk na lënë ndërkombëtarët dhe karrigeja e mirë u ka ardh).
Juve nuk ju ka trazuar kurrë se ndarja territoriale në vitin 2005 ka shkelur dinjitetin territorial të shqiptarëve shembull konkret e keni (komunën e Jegunocit dhe Bërvenicës).Keni heshtur në emër të ndërkombëtarëve dhe në emër të foteljeve.
Juve nuk ju ka bërë përshtypje 2006 dhe 2008.Atëherë nuk përmendet as autonomi dhe as vizatime me harta sepse ishte pushteti që ju qetësoi.
Marrëveshja e Ohërit nuk u thye në Sopot,apo harrova atëherë ishit në pushtet.
Marrëveshja e Ohërit nuk u thye kurr u kurdis procesi gjyqësor ndaj Harun Aliut dhe tjerëve.Eh pushtet eh shëndet.
Apo Marrëveshja e Ohërit nuk u thye kurr u nënshkrua marrëveshja e Majit në vitin 2009.Pushteti të hesht.Atëherë nuk ekzistonte autonomia dhe legjitimiteti?!
Marrëveshja e Ohërit nuk u thye as kurr Maqedonia e atëhershme në 2008 në Bukuresht nuk morri ftesë për anëtarësim në Nato.Por,pushteti të qetëson!
Fryma e Marrëveshjes së Ohërit nuk u thye as kurr u vra Harun Aliu në pabesi.Pushteti të hesht sepse të jep mjaltë,harrohet gjithçka,me legjitimitet me vullnet me ka krejt.
Fryma e Marrëveshjes së Ohërit u thye edhe kurr u sulmuan shqiptarët në Nerez,kur u montua rasti Monstra, atëherë nuk kishit opcione tjera por heshtët.
Thojshin mos i prishim raportet ndëretnike.Ah pushtet e shëndet ama raportet Sasho Musa nuk u prishën kurrë.
Marrëveshja e Ohërit u thye edhe me rastin Alfa.Ama heshtët se pushteti dhe shëndeti është i ëmbël.
Marrëveshja e Ohërit “nuk” u thye as në Kumanovë më 9 maj.
Tu vranë e tu burgosën bijtë më të mirë të kombit e juve nuk ju dridh qerpiku i syrit dhe vazhduat të jeni në pushtet.As ndarje,as autonomi,as legjitimitet as vullneti i shqiptarëve nuk u respektua,por u respektua pushteti e shëndeti.
Ju kujtohen protestat kundër shqiptarëve për gjuhën shqipe.Por atëherë Marrëveshja e Ohërit nuk u thye.Nuk kishte opcione tjera atëherë.Kishte vetëm mish,pushtet,shëndet shfalerka etj etj.
Ju kujtohet Shkupi 2014.As atëherë nuk u prish e thye Marrëveshja e Ohërit dhe opcione tjera nuk kishte.Nuk kishte shkelje të vullnetit dhe majorizim.Eh pushtet e shëndet.
Nuk u shkel Marrëveshja e Ohërit kurr asnjëherë nuk u miratua ligji për ish pjesëtarët e UÇK-s, veteranët,familjet e dëshmorëve.
Nuk u shkel Marrëveshja e Ohërit kur flamuri shqiptar u cungua me centimetra.
Nuk u shkel marrëveshja e Ohërit kur gjuha shqipe nuk gjen zbatim në shumë institucione.Pra,nuk jemi shtetformues.etj etj..
Është shkelur vullneti i popullit shqiptar shumë herë dhe nuk keni vajtuar…nuk keni përmend as legjitimitet por pushtet, si sot.
Nesër me ju thënë hajdeni në qeveri, ju harroni çdo fjalë që thatë sot…
Sa e sa herë ka patur momente kur shqiptarët janë thyer dhe thjeshtë nuk u ka bo përshtypje…por pushteti u ka bërë përshtypje..
Nja dy fjalë për faktorin ndërkombëtar.
Gjatë tërë kohës ju kanë thënë se korrupsioni është epidemi në këtë vend me theks të veçantë në qeverisjen e 8 viteve të fundit.
Mesazhi më i mirë ishte kur Amerika (PARTNERI JUAJ) vendosi në listën e zezë edhe Ramiz Merkon.
Dhe në vend se të kërkoni të largohet nga postet ju vepruat kundër vullnetit të faktorit ndërkombëtar…Ende e mbani në rend të parë…
E tash si doni ju,me demek edhe në një opcion tjetër apo pozicionim tjetër të shqiptarëve ti durojmë këta të korruptuarit…
Shkurt e shqip.
Po e zëmë se shqiptarët shpallin autonomi edhe sërish këta të korruptuarit do na udhëheqin?!
Prap Musa, prap Musa, prap Musa….
Pastroni rradhët njëher pastaj mund të folim.
I korruptuari mbetet i korruptuar ku ta dërgosh.
Kështu ju i bashkërendoni veprimet me faktorin ndërkombëtar??
Kaq në siklet nuk keni qenë asnjëherë as atëherë kur nga vendi largoheshin dhe largohen rinia, pleq e të moshuar, shkaku i korrupsionit, nepotizmit, shkaku i patriotizmit tuaj të rrejshëm, natën ha e pi me Brankon, me Gruevskin, me Mijallkovin etj etj….e ditën partriota.
Sa e sa herë keni fituar në zgjedhje lokale duke bashkëpunuar me VMRO-DPMNE-në.Nëse keni harruar, bojrum ua rikujtoj.
Natën e mirë popull krenar por me ëndërr të thyer.
(Qëndrim personal autorit dhe jo i redaksive ku punoj)
Urim HASIPI