Me kamera trupore dhe drone kundër ryshfetit në kufi
Me dronë, kamera trupi, dhe mjete speciale vëzhgimi, parashihet që të ndalohet krimi në kufi. Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev njofton se Policia e Maqedonisë së Veriut do të përdorë 10 vetura speciale për vëzhgim, me kamera termike me rreze veprimi prej 10 kilometrash. Sipas tij modernizimi i vendkalimeve kufitare, pritet të rrisë sigurinë dhe të ndihmojë në zbulimin e gishtave të “ngjitur” në kufi, tentativave për kalim të paligjshëm apo llojeve të tjera të krimit.
“Janë blerë karta SIM për të transferuar imazhin nga kamera te punonjësi i shërbimit dhe në adresat e tjera ku është vendosur kamera. Gjithashtu pritet të mbërrijnë tetë dronë – dy për çdo qendër rajonale. Në funksion është edhe mjeti digjital kundër korrupsionit – kamerat e trupit me të cilat ditët e fundit është regjistruar rasti i ryshfetit nga një shtetas gjeorgjian ndaj një polici nëTabanoc”.
Ai rikujton se gjatë periudhës janar-shkurt 2024, në vendkalimin kufitar Tabanovc kanë kaluar 696.518 udhëtarë. Ku gjatë një kontrolli selektiv janë zbuluar gjashtë vepra penale dhe 59 kundërvajtje, dhe gjithsej tetë dokumente të falsifikuara. /SHENJA/