May 28, 2024
Maqedoni

Dr. Rilind Dalipi, drejtor i ri i Shtëpisë së Shëndetit në Likovë

Dr. Rilind Dalipi është drejtor i ri i ISHP Shtëpia e Shëndetit – Likovë, transmeton Lideri.mk.

“I uroj shumë suksese, qytetarët e Likovës meritojnë kujdes më të mirë shëndetësor. Të gjitha institucionet shëndetësore publike kanë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për zbatimin e politikave shëndetësore dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor”, shprehet ministri i Shëndetësisë Dr. Ilir Demiri.