Kulturë

“Më humbi gruaja”, aktori i “Çka ka shpija” tregon historinë interesante gjatë një udhëtimi në Mekë e Medinë

Ai u bë më i njohur për publikun që nga paraqitja në serialin “Çka ka shpija”, në rolin e ‘Hamdi’-ut.

Bëhet fjalë për aktorin Dardan Gashi, i cili njëherësh është mjaft prezent e i përfshirë në projekte të ndryshme filmike.

I njëjti ishte protagonisti i radhës në rubrikën “5 data” në Prive së bashku me Liberta Spahiun.

Ai ka ndarë me publikun ngjarje që kanë shënuar jetën e tij, e për të cilat nuk kishte dhënë detaje më parë.

Njëra prej datave të përzgjedhura ishte vizita në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë në janar të 2018-ës.

Dardani këtë udhëtim e realizoi me mikun e tij, aktorin Naser Rafuna dhe bashkëshorten, teksa thekson se ka pasur një moment interesant në ditën e parë.

Ai tha më tej se i kishte humbur gruaja në turmën e qindra mijëra njerëzve.

“Gruaja ime është me mbulesë. Shumë lehtë e identifikoj në Kosovë. Kur jam kthyer dhe i kam parë një milion gra me shami – si ta gjej?. Jemi takuar pastaj tek në hotel. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Njohja e kulturave të tjera ka qenë mbresëlënëse”, u shpreh Gashi.