Kulturë

U mbajtën takimet “Pranvera poetike” në Likovë

Në Likovë u mbajtën takimet e gjashta tradicionale poetike

U MBAJTËN TAKIMET” PRANVERA POETIKE NË LIKOVË”

Dje në Likovë është mbajtur edicioni i gjashtë i takimeve tradicionale poetike: Pranvera poetike në Likovë.

Ja postimi i plotë i kryetarit Ali Qerimi, nga stafi i Edronia art produkcion:

“Falënderojmë komunën e Likovës në krye me kryetarin z. Erkan Arifi që nuk lejoi që të pushojë tradita jonë e mbajtjes së këtyre takimeve tradicionale. Njëkohësisht e faleminderojmë edhe anëtarin e këshillit komunal të komunës së Kumanovës, z. Driton Sulejmani së bashku me kryetarin e komunës së Kumanovës, z. Maksim Dimitrievski për angazhimin e tyre që të sigurojë një fond shtesë për këto takime, qëllimisht që këto takime mos të duken të zbehta si rezultat i mjeteve financiare. Pa artdashes, edhe poeti ndjehet pa një krah. Faleminderit pafund. Poet e poete që ishin prezent nga thellesia e shpirtit ju faleminderojmë. Në këto takime unë si kryetar në bazë të statusit që më takon, ndava dy cmime edhe ate për vepër jetësore të cilin ia besova z. Nehat Jahiu, ndërsa çmimin Jashar Erebara – Post Mortum ia ndava kolosit të madh, artdashësit të cilin fatkeqësisht nuk e kemi më në mesin tonë z. Enver Maliqi.

Ali Qerimi, Kryetar i “ Edronia art produkcion”

Juria e përberë nga prof dr. Sherif Selimi (kryetar), Arben Ibrahimi dhe Ismail Ganiu (anëtar), njëzeri ishin të mendimit që vendi i parë ti takoj poetit kumanovar, Burhanedin Xhemaili, vendi i dytë poetes Selvete Abdullahu nga Gjilani, ndërsa vendi i tretë iu nda poetit nga Tetova, Adem Abdullahut. I falëminderoj edhe ata persona pafundësisht që ndihmuan në cdo formë këto takime.

Me respekt nga stafi i Edronia art produkcion – Kryetar:Ali Qerimi.

Nehat Jahiu, Fitues i çmimit për vepër jetësore