Me dy medalje ari, ekipi kosovar i xhudos kthehet nga Tokyo, Albin Kurti i pret në aeroport
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në pritje të ekipit të xhudos së Kosovës në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
I pari i vendit do të mbajë një konferencë për media së bashku me ekipin që i solli Kosovës dy medalje të arta.
Driton Kuka së bashku me ekipin e tij, në veçanti Nora Gjakovën e Distria Krasniqin, do të tregojnë emocionet nga medaljet e fituara.
Më pas, ekipi do të niset drejt Prishtinës, derisa një organizim tjetër është gati në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Nga aty, medalistet e arta do t’u drejtohen qytetarëve që janë mbledhur në shesh, por edhe atyre nga shtëpitë që e shikojnë ngjarjen.