Më 6 shtator është caktuar gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë
Në faqen e Gjykatës Themelore të Tetovës, në kalendarin e gjykimeve, thuhet se gjykimi për lëndën K nr.450/22, gjegjësisht për spitalin modular, është caktuar për datën 06.09.2022 në ora 10:00 te gjykatësi Jordan Velkovski.
Gjyqi është caktuar kur më 16 gusht lënda për spitalin modular sipas Sistemit Informativ për Menaxhimin Automatik të Lëndëve Gjyqësore i është ndarë gjyqtarit.
Pas shqyrtimit të aktakuzës, gjyqtari tani do të fillojë gjykimin.