Kosovë

Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të vazhdojë më 17 dhjetor, në Bruksel.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Siç tha ai këto takime pritet të mbahen në kuadër të procesit të dialogut.

Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Lexo po ashtu
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
“Po, më 17 dhjetor pritet të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, ka thënë Kadiu.

Ndërkaq, ky takim është paralajmëruar ditë më parë edhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Ndryshe, kujtojmë se udhëheqësit politikë të negociatave, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit 2023.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nga to nuk janë zbatuar. /Telegrafi/