Më 14 dhjetor shqiptohet aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën
Paneli i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë më 14 dhjetor do ta shqiptojë aktgjykimin në rastin e Salih Mustafës.
Seanca do të jetë publike dhe e hapur për media, sipas njoftimit të kësaj gjykate.
Mustafa u shpall fajtor për krime luftë nga kjo gjykatë më 16 dhjetor të vitit të kaluar, duke u dënuar me 26 vjet.
Ndërkaq, më 2 shkurt mbrojtja kishte apeluar kundër këtij aktgjykimi.