Mbytet një fëmijë i vogël
Një fëmijë është gjetur dje e mbytur në një pishinë në Banjat e Dibrës në fshatin Kosovrast i Poshtëm, njoftoi zedhenesi i SPB Ohër, Atwfan Dimovski.
“Mbrëmë rreth orës 20 në stacionin e policisë në Dibër është paraqitur se te Banjat e Dibrës në fshatin Kosovrast i Poshtëm është verejtur një person i mbytur (ngufatur). Nga kontrolli i kryer është konstatuar se bëhet fjalë për vajzë të moshës së mitur nga Gostivari”, deklaroi Dinovski.
Sipas tij në trupin e pajetë nuk janë gjetur gjurmë dhune. Disa mediume maqedonase shkruajnë
bëhet fjalë për vajzë 8 vjeçare.