Maqedoni

Mbylli punonjësit e komunës brenda dhe theu inventarin – Arrestohet 48 vjeçari nga Negotina e Pollogut

Një rast i dhunshëm ka ndodhur sot në ambientet e Komunës së Vrapçishtit në fshatin Negotinë, ku janë të vendosur punonjësit nga Sektori për Urbanizëm. Një 48 vjeçar nga fshati Negotinë ka hyrë dhunshëm në zyrat e komunës, i ka mbyllur brenda një zyre punonjësit e urbanizmit dhe ka thyer inventarin komunal, përcjell Klan Macedonia.

Siç njoftojnë nga policia, autori i rastit është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor. Është kryer edhe bastisje në shteëpinë e tij, ku janë gjetur 2 pushkë gjuetie dhe një pistoletë, të cilat i ka poseduar me leje të rregullt.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit ndaj personit në fjalë do të ngrihet kallëzimi përkatës./KlanMacedonia