Maqedoni

Mbyllet një lokal në Dibër, arrestohet pronari

Gjatë ditës së djeshme (15.05.2021) nga ora 22:00 deri në ora 24:00 nga ana e zyrtarëve policorë dhe Inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut është kryer kontroll në më shumë objekte në Dibër. Gjatë kontrollit është konstatuar se në një objekt hotelierik në rrugën “8 Shtatori” në pronësi të 23 vjeçarit K.R. nga Dibra nuk janë respektuar masat preventive anti-Kovid. Për këtë shkak pronari i lokalit është arrestuar dhe objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit.