Mbyllet marketi Vero, nuk respektoi vendimin për uljen e çmimeve
Ministria e Ekonomisë nëpërmes Inspektoratit të tregut ka marrë vendim për mbylljen e marketeve që nuk rrespektuan vendimin për uljen e çmimeve.
Në mesin e marketeve të cilëve u është vënë dryni është edhe një market i rrjeteve të marketit Vero.
Për këtë vendim, ka njoftuar vetë ministri Bekteshi.
Ka thënë në shkrimin e tij se qytetarët janë në rend të parë.
“NUK KA KOMPROMIS PËR PRAKTIKAT E PADREJTA TË TREGTISË!
QYTETARËT NË REND TË PARË!”, ka shkruar Bekteshi.