May 15, 2024
Maqedoni

Mbyllen disa markete në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë, Bekteshi: Nuk do të ndalem, radhën marketet e fshatit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka qenë mysafir në “10 Minuta” në TV21.

Duke folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për uljen e çmimeve të pijeve, ai njoftoi se për shkak të masës “çmim i garantuar”, janë mbyllur disa markete në Tetovë, Gostvar dhe Kumanovë.

Njoftoi gjithashtu se do të kontrollohen edhe marketet e fshatit.

Bekteshi ka bërë të dit se nesër Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të sjellë vendim për uljen e tarifave doganore për produktetet bujqësore.

“Nuk do të ndodh vetëm për 3-4 produkte bujqësore ku konsiderohet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që kemi sasi të konsiderueshme për ta mbuluar tregun e vendit dhe me siguri kjo do të ndikojë edhe në uljen e prodteve bujqësore në përgjithësi dhe besoj se do të ketë ulje deri në 30 përqind me uljen e tarifave doganore. Tarifat doganore do të ulen nga 65% në 10% për një numër të konsiderueshëm për produktet bujqësore”.