Mbi 7.200 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Koronavirusi mori mbi 7.200 viktima në vend. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.404.750 testime për kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 205.623, numri i të shëruarve është 190.570, numri i të vdekurve është 7.217, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.836.
Më pak raste aktive me koronavirus ka Demir Kapija me 1, ndërsa më shumë ka Shkupi me 3.657 raste aktive me koronavirus.
Në rajon, ka ende një numër rekord të të infektuarve dhe vendet po shtojnë masat kundër koronavirusit.