July 26, 2024
Rajon - Botë

Mbi 200 të vrarë si rezultat i operacionit izraelit për të shpëtuar 4 pengje, thotë zyra e qeverisë për media e Gazës

Të paktën 210 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 janë plagosur si rezultat i operacionit izraelit për të shpëtuar katër pengje në Gazën qendrore.

Kështu tha të shtunën zyra e qeverisë për media e Gazës, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Operacioni i forcave izraelite të sigurisë u zhvillua në zonat e Nuseirat, Deir al-Balah dhe al-Zawaideh.

Të vrarët dhe të plagosurit po mbërrijnë në dy spitale në Gaza, Spitalin Al-Awda në Nuseirat dhe Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah, tha zyra e mediave.