Lajmet e reja

Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, Meta e Rama përkrah njëri-tjetrit

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të diele krahë njëri tjetrit kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, në kuadër të 109 vjetorit të Pavarësisë.

Gjithashtu në Vlorë në kuadër të Ditës së Flamurit ndodhet edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ndërkaq pas ngritjes së flamurit presidenti Meta, kryeministri Rama, Së bashku me kryetarja e e Kuvendit dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kanë kryer ritet e kësaj ceremonie, për pavarësinë e vendit.

Ndërkohë kujtojmë se shqiptarët këtë të dielë festojnë 109 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, ku në 28 nëntor të 1912 është ngritur Flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali./abcnews.al