May 24, 2024
Maqedoni

Mbahet akademi përkujtimore për tre shqiptarët e vrarë në “Bit Pazar” të Shkupit

31 vjet më parë tre shqiptarët Safet Sejfullai, Shemsedin Ibrahimi dhe Sylejman Memishi, u vranë nga policia maqedonase.

Ngjarja makabre ndodhi në shtëpitë e tyre në “Bit Pazar” të Shkupit, më 7 nëntor 1992.

Për nder të tyre, u organizuar akademi përkujtimore, nën patronatin e kryetarit të Çairit Visar Ganiu, shkruan Indeksonline përcjell Klankosova.tv

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Viktoria Geshovska duke pandehur se ajo është shqiptare.

Shqiptarët Bit Pazar

Po ashtu u maltretuan nga policia 170 shqiptarë, 84 nga ta u dënuan për kundërvajtje.

Urdhrin për vrasjen e tyre e ka dhënë ish- ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkovski.

Policia e ngacmoi cigareshitësin Ali Sejdiun në Bit Pazar, inskenoi krimin, pastaj ndodhi hataja.

Zëri i policëve: “Pukaj slobodno, sve e šiptarsko”.

Si reporter i gazetës “Rilindja” (“Bujku”) Agim Muhaxheri kishte raportuar nga Shkupi për aktin terrorist maqedonas.

Lidhur me rastin një fjalë rasti pati edhe Muhijedin Sejfullai, vëllai i të ndjerit, Safetit.

Ndërsa, akademia e udhëhoqi konferencierja, Venera Azizi, pjesë e kabinetit të kryetarit.

Valdete Ismaili, deklamoi poezinë “Pse po na vret atdhe”. Kurse, Nexhat Suma këndoi këngën “Vaji i burrave”, kushtuar 3 martirëve të Bit Pazari.