Mazneva dhe Arsovska lavdërohen se e fituan betejën me “mafien higjienike”
Drejtoresha e “Higjiena Komunale”, Kosana Mazneva së bashku kryetaren e qytetit të Shkupit, sot kanë mbajtur një press-konferencë për të sqaruar situatën që po ndodhë në Higjienën Komunale, tash e tre ditë. Mazneva thotë se Ndërmarrja Publike, Higjiena Komunale-Shkup, është duke funksionuar normalisht dhe pa bllokime. Sipas Maznevës, bllokadat kishin për qëllim të minonin besueshmërinë e drejtimit të saj.
KOSANA NIKOLIÇ MAZNEVA, HIGJIENA KOMUNALE
“Administrata e qytetit dhe ‘Higjiena Komunale’ vepruan me sukses ndaj bllokimit të ndërmarrjes sonë nga strukturat mafioze, të cilat nuk lejuan asnjë punonjës të kryente detyrat e punës. Tani më që disa ditë, një grup i vogël të punësuarve, të cilët më shume se 15 vjet, e kanë mbajtur ndërrimin e tretë në Ndërmarrjen Publike, në kundërshtim me ligjet dhe në kundërshtim me marrëveshjen kolektive, ndërsa një numër i madh prej tyre, aspak nuk janë paraqitur në vendin e tyre të punës dhe e bllokojnë punën e rregullt në ndërmarrje”
Ndërkaq, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke mbrojtur drejtoreshën të cilën ajo e ka emëruar në këtë detyrë, tha se Mazneva ka zbuluar parregullsi në kompani dhe ka vepruar si asnjë njeri më parë.
DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT
“Jemi në mbrojtje të plotë të Kosana Maznevës që ajo i ka zbuluar të gjitha parregullsitë. Ajo ka vepruar që në muajin e kaluar, para 25 qershorit, kur ka reaguar në përputhje me rrethanat, kur nisi të veprojë me të gjitha precedurat, ndaj strukturat mafioze vendosën të merren me të. Nuk lejoj askënd të na manipulojë këtu, më së paku kundër një gruaje që mori në dorë një kompani me 1400 punonjës, e cila ishte peng nga personazhet, lidhjet familjare, që përpiqen ta bëjnë këtë fajtore. Duhet përshëndetur fakti që dikush po merret me këta mafiozët pas 30 vitesh.”
Arsovska gjithashtu theksoi se ata zbuluar persona që kanë emigruar përgjithmonë në Gjermani, ndërsa siç tha ajo, të njejtit kanë marrë rroga nga kjo ndërmarrje paguheshin. Ajo u shpreh e prerë duke thënë se nuk do të lejojnë asnjë person të marrë rrogë pa shkuar në punë.