May 4, 2024
Maqedoni

MATUSITEB takon kryetarin e Alternativës

“Sot, në selinë qendrore të Alternativë kryetari i saj Afrim Gashi ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke – MATUSITEB në Maqedoninë e Veriut, Husrev Emin, dhe drejtorin ekzekutiv, Mehmed Arif.

Ata kanë diskutuar mbi situatën aktuale politike, kurse temë diskutimi ishte regjistrimi i popullsisë, rezultatet e të cilit pritet të publikohen në fund të këtij muaji.

“Alternativa, si partnere e koalicionit qeveritar, është e angazhuar që regjistrimi i popullsisë të marrë epilog në prizmin e ndjeshmërisë reale të bashkësive etnike. Ritheksojmë edhe një herë se duam që mos të ketë politizim me regjistrimin e popullsisë, as me shqiptarët, as me turqit, por as me ndonjë një etni tjetër në këtë shtet” ka shkruar kryetari i AAA, Afrim Gashi pas këtij takimi.