BallinaMaqedoni

Mashtruan qytetarët duke u thënë se do u shesin material ndërtimor me çmim më të lirë, kallëzim penal për 3 persona

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se është parashtruar kallëzim penal ndaj tre personave, pasi të njëjtit dyshohen se kanë mashtruar qytetarët gjatë shit-blerjes së materialit ndërtimor.

“DPB Strugë ka parashtruar kallëzim penal ndaj B.A.(37) nga Shkupi, A.V.(35) dhe I.S. (37), të dy nga Probishtipi. Ata gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti kanë telefonuar disa qytetarëve nga Ohri dhe Struga, duke pretenduar se janë punëtorë të firmave ndërtimore dhe duke u ofruar materiale ndërtimi me çmime më të lira. Në atë mënyrë të pandehurit kanë përfituar përfitim pasuror kundërligjor prej 281.600 denarëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Ohër.