Mashtrim në Shkup, për një banesë gjashtë persona kanë paguar avans 32 mijë euro
Prokuroria Themelore Publike ka formuar lëndë për një rast mashtrimi që e ka zbuluar MIA. Lënda është formuar dy javë pas denoncimit të rastit, në të cilin gjashtë persona akuzojnë një agjent të patundshmërive për mashtrim sipas nenit 247 të Kodit penal. Ata thonë se gjatë tentimit për blerje të banesës janë mashtruar në shumë me vlerë prej 32 mijë eurove, me ç’rast secili veç e veç, ka lënë avans prej disa mijëra eurove.
Përveç që janë mashtruar me avans prej 10 mijë eurove, MIA ka zbuluar se dy prej blerësve kanë paguar edhe tatim për qarkullim të patundshmërive për të njëjtën banesë, secili veç e veç në vlerë prej afër tre mijë eurove. Edhe personi i tretë i dëmtuar është nisur të paguaj tatim për të njëjtën banesë, por me kohë është informuar për mashtrimin, transmeton gazeta Lajm.
Nga qyteti i Shkupit thonë se për shkak se rasti është në procedurë hetimore të gjitha informatat shtesë janë sekrete për momentin.