Maqedoni

Masa e Qeverisë për “ngrirjen” e çmimeve të disa produkte vlen vetëm edhe 8 ditë

Gazetare: Andrea Cobanovska

Për më pak se dhjetë ditë, nuk do të vlejë më vendimi për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore bazë, shkruan Alsat.

Inspektorati Shtetëror i Tregut deri më tani ka kryer mbi 500 kontrolle te tregtarët, duke shqiptuar dy gjoba për mosrespektim të këtij vendimi.

Është i vogël numri i qytetarëve që kanë denoncuar se çmimet edhe përkundër ngrirjes janë rritur nga tregtarët, thotë drejtoresha e Inspektoratit të Tregut Aneta Simeska.

“Në këtë periudhë që i kontrollojmë çmimet me ditën e ngrirjes më 1 dhjetor, janë konstatuar dy shkelje për të cilat janë lëshuar urdhërpagesa. Rreth dhjetëra denoncime nga qytetarët nën dyshimin se nuk respektohet ngrirja e çmimeve në disa markete në Shkup, inspektorët shtetërore kanë vepruar sipas denoncimeve dhe është konstatuar se denoncimet janë të pabaza, gjegjësisht se nuk ka mos respektim të masës”, tha Aneta Simeska Dimoska, drejtore e Inspektoratit të Tregut.

Organizata e Konsumatorëve thotë se deri më tani askush nuk ka njoftuar për parregullsi. I bëjnë thirrje Qeverisë që të analizojë nëse masa duhet të vazhdojë.

“… Nisur nga çmimet në nivel botëror, autoritetet që tani duhet të mendojnë nëse kjo masë duhet të vazhdohet edhe pas 31 janarit apo të aplikohet ndonjë model i ri, pra në vend të ngrirjes së çmimeve, të ngrihen marzhat, për të shmangur ndonjë goditje eventuale të çmimeve”, u shprehen nga Organizata e Konsumatorëve.

Qeveria i ngriu çmimet e mishit, produkteve të qumështit, vajit, miellit, bukës dhe sheqerit më 1 dhjetor të vitit të kaluar, për shkak rritjes së çmimeve dhe paralajmërimit se është e mundur goditje nga çmimet. Deri më tani nuk ka qëndrim konkret nga Qeveria nëse kjo masë mund të vazhdojë./ Alsat.mk