Marsi 2023 – Inflacioni 14.7% shporta minimale 50.070 denarë
As edhe dy paga minimale nuk mund t`i kënaqin nevojat mujore për një familje katëranëtarëshe. Për një muaj duhen mbi 43.000 denarë – thonë nga Sindikata, duke shtuar se nëse llogaritet inflacioni prej 14.7% sipas Entit për Statistika, duhen mbi 50.000 denarë, njofton KlanM.
Për ushqime nevojiten 19.263 denarë, për të paguar rrymën, telefonin e të ngjashme – 13.417 denarë, për transportin minimalisht 3.679 denarë kurse për mjetet higjienike 3.186 denarë.
Krahasuar me muajin e kaluar paraqitet një rënie e ulët e inflacionit. Por, sic percjell KlanM, Sindikata thotë se kjo nuk mjafton. As edhe “ngrirja” e çmimeve, por as edhe rritja e pagës minimale dhe pensioneve nuk mund ta kompensojnë fuqinë e humbur blerëse të qytetarëve.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, sic njofton KlanM, brenda një viti, më shumë është shtrenjtuar ushqimi. Buka për 35%, Mishi gati 30%, vaji 34%, sheqeri 17%, pemët dhe perimet 8.5% dhe 7%. Mbi 36% janë shtrenjtuar derivatet, kurse gazi dhe energjia e ngrohjes gati 18%.
Qeveria thotë se inflacioni do të vazhdojë të ulet dhe në fund të vitit do të mbërrijë në 7%.