Marrëveshja e nënshtrimit!
Marrëveshja e Ohërit tashmë kjo paçavure letër e zverdhur po propagandohet me pompozitet të madh nga ana e integristëve këto ditë me rastin e njëzet vjetorit të nënshkrim- kapitullimit, si arritje e madhe e zgjidhjes së çështjes shqiptare
Medai Shaholli
Mona Agrigoroaiei
Ky është tashmë një argument më shumë se si Liderët shqiptarë janë kthyer në varrmihës të çështjes kombëtare duke bërë një kthim prapa në kohë, ata kanë bërë kurban interesat kombëtare shqiptare në Maqedoni.
Deklarimi me zell dhe vendosmëria për implemetim të asaj marrëveshjeje tashmë kufomë e ngordhur nga ana e z. Ahmeti dhe integristëve të tij, paraqet variantin më të keq të mundshëm si zgjidhje.
Përkundrazi, vazhdimi i teledramës me letra të zverdhura pa vlerë, stërgjasin zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni.
Lëvdata dhe vlerësime të paqena për arritje me këtë kornizë të ndryshkur u serviren shqiptarëve sa herë kanë nevojë për mbështetje të elektorati shqiptar për faktin se, kanë qenë ata që kanë bërë të mundur nënshkrimin e saj si fitore e madhe e shqiptarëve.
Edhe pas MO shqiptarët ngelën po ata që ishin para konfliktit të pabarabartë në punësime, në përdorimin e gjuhës, në diplomaci dhe në fusha të tjera në vend.
Kjo është drejtësia sllavo- maqedone që po i shpërblen shqiptarët për kontributet dhe angazhimet e tyre për tre dekada, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të këtij vendi, në respektim të shtetit ligjor dhe demokracisë, në angazhim dhe përkushtim të patundur me vullnetin dhe dëshirën për anëtarësim në strukturat europiane.
MO paraqiti mininumi i minimumit të të drejtave për popullin shqiptar i kolonizuar nga “shteti” kolonial, fantazmë të kalbur sllavomaqedonas që nuk respektohet në integralitetin e saj.
Dmth u premtuan disa “të drejta” por që nuk u respektohen asnjë prej tyre në tërësi.
Me luftën çlirimtare të UÇK-së shteti maqedonas gjendej në hall të madh se çlirimtarët mund të fitonin luftën dhe gjetën mbështetjen tradhtare e Integristëve që ngulfatën statusin e popullit shqiptar i kolonizuar në atë të një “minoriteti”.
MO lëvizi theksin e trajtimit të çështjes shqiptare në MV nga një çështje koloniale (që trajtohet me anë të respektimit të së drejtës së vetëvendosjes) në një çështje retrograde tip titiste që trajtohet me konceptin e ”brastvo-jedinstvo”.
Drejtësia sllavo-maqedonase në këtë mënyrë përdor standarde të dyfishta, një për shqiptarët dhe një tjetër për ta.
Përderisa ata me Shkupi 2014 vendosën monumente të personaliteteve nga historia e huazuar iliro-maqedone e të përvetësuar si pjesë e trashëgimisë së kulturës sllavo-maqedone, kurse shqiptarëve nuk u lejohet që shesheve të Shkupit e Tetovës apo Strugës monumentet të komandantëve të UÇK-së në sheshet e qyteteve por vetëm në fshatra larg syrit të komitëve dhe titistëve të SDSM-së, si simbole kombëtare, të kryengritjeve shqiptare të luftës për liri e pavarësi.
Nuk është lejuar as monumenti i Mehmet Dërrallës, ministrit të parë të luftes së qeverisë së parë shqiptare në Tetovë, por vetëm në fshatin e tij.
Në Shkup munden të vendosen monumente të antishqiptarëve të dëshmuar si Josip Brozi dhe Car Dushani, por jo dëshmorëve të UÇK-së. Monumenti i branitellave të Maqedonisë në Shkup, nuk provokuaka ndienjat e (“pakicës”sipas qeverisë) shqiptarëve duke i glorifikuar veprat dhe bëmat e pabëra të ushtarëve maqedonas që në konfrontimin luftarak me luftëtarët shqiptarë të UÇK-së dolën të humbur! Ata krenohen dhe i respektojnë sakrificën e tyre në mbrojtje të shtetit maqedon.
Emblema e UÇK-së dhe as dëshmorët e saj nuk guxojnë të duken në ambiente publike si në sheshet e Shkupit apo qytete të tjera, sepse sipas DUI-it, provokon ndjenjat e popullit maqedon.
Qëndrimi nënshtrues dhe servil i Ali Ahmetit dhe i gjithë përfaqësuesëve shqiptarë në qeveritë e koalicionit në lidhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e interesave kombëtare shqiptare, ka dëshmuar përfundimisht se shqiptarët janë mashtruar dhe tradhtuar për një çerek shekulli nga përfaqësuesit e të gjitha forcave politike në parlamentin e “dërzhaves”.
Dështimi i realizimit të aspiratave kombëtare të shqiptareve në këtë Republikë, u atribuohet partive shqiptare si ajo në qeveri poashtu edhe asaj në opozitë. Qoftë DUI në koalicion me VMRO apo DPA me subjektet e tjera shqiptare pjesërisht në pushtet, kanë dhënë prova servilizmi dhe heqje dorë nga interesat kombëtare.
Gishti i akuzës i drejtohet pikërisht Ali Ahmetit e klikës integriste!
Shmangia dhe anashkalimi i zotimeve për realizimin e të drejtave kombëtare siç janë; gjuha shqipe dhe përdorimi i simboleve kombëtare në dimensione normale me atë shtetëror në të gjitha institucionet publike janë treguesi më i mirë se si partitë politike shqiptare të dalldisura pas pushtetit dhe karrierizmit bënë kurban interesat kombëtare.
Nedai Saoli
Mesazhet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare si dhe nga Prishtina e Tirana janë për zbatim të plotë Marrëveshjes së ngordhur të Ohrit. Shqiptarët duhen ditur vet si duhen vepruar edhe pse këshillat që vijnë ndonjëherë nga miqtë e vëllezërit tanë jogjithmonë u duhet thënë “amin”.
Kjo marrëveshje e imponuar nga ndërkombëtarët gjatë konfliktit të vitit 2001, u pranua pa kundërshtime nga faktori politik shqiptar dhe pa e shikuar mirë se çfarë përmbante ajo në lidhje me aspiratat e shqiptarëve.
Me atë “paçavure mballomë”, të hartuar nxitimthi që në fakt nuk ofronte më shumë se një status të avancuar te minoriteteve brenda ”drzhavës”.
Ajo mundësonte përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë së paku 20% të tërbërjes së tyre.
Pala shqiptare shkoi ne Ohër duke e marrë pëlqimin dhe miratimin e krahut luftarak te UÇK-së, të udhëhequr nga z. Ali Ahmeti, e papërgatitur dhe pa ndonjë platformë të qartë.
Delegacioni shqiptar u paraqit në Ohër i padenjë me kërkesat dhe për misionin që kishin marrë si barrë kombëtare.
Vajtën në Ohër si lypsare për lëmoshë dhe për pak pushtet me nje minimum kërkesash mjerane nga e cila marrëveshje “fitoi” minimumin e kërkesave. Shqiptarët ne Ohër u ripagëzuan me emrin bashkësi etnike e 20% me status të minoritarit të papërfillshëm.
Në realitet faktori politik shqiptar nënshkroi kapitullimin.
Kjo ishte një fitore e madhe për z.Ali Ahmetit, por jo e shqiptarëve.
Frytet e atij pseudorevolucioni ai i shijoi për dy dekada me klanin e tij duke marrë copa eshtrash të mbetura nga kazani i qeverisë.
Kështu, lideri i guerriles shqiptare kishte bërë kthesën e madhe në vend përmes pseudorevolucionit do të mund të fitonte admirimin dhe besimin e shqiptarëve si forcë e vetme e besueshme politike në këto anë. Përpjekjet e Ali Ahmetit përmes fishekzjarrëve të krijonte butaforinë e lirisë dhe çlirimtarit tanimë janë zhbërë.
Njëzet vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit shqiptarët kanë kuptuar lojën e mashtrimit të madh. Askund dhe në asnjë nen të kushtetutës së Maqedonisë nuk përmendet fjala gjuhë shqipe! Akrobacitë e z. Ahmeti dhe partisë së tij për të na shitur humbjen si fitore nuk pinë ujë më! Tashmë ajo marrëveshje kufomë i takon së kaluarës, do të mbetet letër e zverdhur në sirtarët e zyrave të Artan Grubit.
Nuk është kushtetuta barriere e pakapërcyeshme që sanksionon të drejtat e shqiptarëve si “pakicë e barabartë” por, mosgatishmëria dhe mentaliteti i ndryshkur sllavo-maqedonas për mos ta ndryshuar këtë kushtetutë dhuratë nga Marrëveshja e Ohrit.
Me këtë ata mendojnë se do të humbin karakterin dhe formën e shtetit një nacional e një gjuhësor por edhe njëherësh rolin dominues në vend karshi bashkësive të tjera etnike.
I tërë ky qëndrim refuzues për ta ruajtur rendin kushtetues dhe karakterin unitarist të shtetit një nacional të Maqedonisë për ta parë realitetin ne sy ne dhe jo me ngjyra shovene ka për t’i kushtuar shtrenjtë si klasës politike maqedonase dhe popullit të saj që verbërisht mbështet dhe mbron një qeveri me prirje gjithnjë e më shumë totalitare që shtyp dhe nuk respekton shtetasit e saj.
Atëherë me të drejtë pyesim: Përse kryengritësit shqiptare u rebeluan ne vitin 2001 dhe rrokën armët, për të 20% si emërtim denigrues apo për liri e barazi të plotë me fqinjët ose për çlirim dhe bashkim kombëtar, gjë te cilën duhet te në sqarojë vet lideri i saj z. Ahmeti?
Shpesh për këtë pikë mburren integristët e z. Ahmeti për gjoja se; ”shqipja dita ditës po gjen zbatim në tërë territorin e vendit si gjuhë zyrtare”.
Cila është e vërteta këtu?
Prioritet i shqiptarëve për integrimet euroatlantike do të jenë vetëm atëherë kur shqiptarët do të jenë karshi maqedonasve jo si inferiorë por si të barabartë mes të barabartëve me dinjitet dhe me ballin lartë ashtu siç na takon të jemi.
Dhe ja 20 vjet pas nënshkrimit të MO kemi atë situatë që kemi si pasojë e veprimeve e qëndrimeve të papërgjegjshme të klasës politike shqiptare.
Sot është imperativ i kohës dhe i të drejtës sonë që grupe të intelektualëve të ndershëm, atdhetarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare me mbështetjen e rinisë studentore dhe mbarë popullatës shqiptare në MV, të shpien përpara ato procese ku kishin filluar në fillim te viteve 90.
Për fatin tonë të keq ajo nismë e mbarë si mision fisnik për realizimin e të drejtës sonë kombëtare për te vendosur të ardhmen tonë, u devijua dhe bllokua nga kjo kastë e sotme politike dhe nga segmente të caktuara të pushtetit brenda këtij klani servilësh dhe puthadorë të pushtetit.
Rruga është e gjatë ne do të fitojmë.