Mariçiq – Varheji: Koha deri në samitin e BE-së të shfrytëzohet për zgjidhje mes Shkupit dhje Sofjes
Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, sot mbajti takim tet-a-tet me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, ku u bisedua për dialogun me Shkupit dhe Sofjes, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe pasojat nga ajo.
“Me interes kyç për të gjithë është ruajtja e stabilitetit në rajon dhe orientimi drejt bashkëpunimit akoma më intensiv mes vendeve kandidate dhe Unionit”, tha në takim zëvendëskryeministri Mariçiq, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.
Është e fuqishme mbështetja dhe përkushtimi i kryesimit francez për arritje të marrëveshjes dhe zhbllokimit të procesit tonë eurointegrues, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.
Njëherit, dhjetë ditë para mbajtjes së samiti të qershorit dhe Konferencës për Ballkanin Perëndimor të kryesimit francez, Mariçiq porositi se nevojitet të shfrytëzohet maksimalisht koha për arritje të zgjidhjes evropiane mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila me lidershipin nga ana e BE-së do t’ia vendosë vulë evropiane të ardhmes së rajonit, kumtuan nga SÇE.