Mariçiq: Fillimisht ndryshimet kushtetuese, pastaj zgjedhjet
“Më mirë është të punohet në ndryshimin e Kushtetutës dhe pastaj të diskutojmë për zgjedhjet dhe të mbahet përkushtimi strategjik, sepse qytetarët duan të jenë në BE, ndërsa Mickoski nuk duhet ta neglizhojë këtë”, tha zv. kryeministri Mariçiq.
Mariçiq për “Sitel” sqaroi se ne nuk mund të hyjmë në BE ekskluzivisht me kushtet tona dhe se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të rrezikojë në asnjë mënyrë identitetin tonë.
“Nëse i shikojmë gjërat në mënyrë racionale, përfitimet e procesit të integrimit evropian janë shumë më të mëdha sesa përfshirja e tre komuniteteve të tjera në Kushtetutë.
Ajo që na intereson dhe na udhëzon në marrjen e vendimeve është dëshira e qytetarëve për të qenë shtet anëtar në BE”, theksoi Mariçiq dhe shtoi se nëse qytetarët duan të anëtarësohen në BE, faktorët politikë janë të detyruar të bëjnë gjithçka në ruajtjen e identitetit dhe e interesave kombëtare.
Mariçiq beson se kemi pasur një vit historik në integrimet evropiane dhe një vit në të cilin kemi marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në dhe procesi i negociatave, i cili është në rrjedhë, është i gjatë dhe ka shumë pyetje të hapura, të cilat, sipas tij, a do të arrijmë ta kapërcejmë në ato çështje apo do të na të na bllokojnë.