Maqedoni

Mariçiq-Albarez: Ndryshimet kushtetuese janë çelësi për ta për forcuar rritmin evropian për reforma dhe fonde

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme, BE dhe basshkëpunim të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albarez Bueno, i cili është për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Mariçiq në takim falënderoi Spanjën për mbështetjen që i jep vendit në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se mbështetja reciproke si dhe marrëdhëniet e mira bilaterale e vërtetojnë miqësinë e sinqertë mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës.

“Vazhdon mbështetja nga Spanja për procesin e integrimit evropian dhe reformave. Për ne, thelbësore është që në kohë t’i përfundojmë obligimet tona. Presidenca spanjolle me Bashkimin Evropian do të luajë rol të madh për përparimin tonë në fazën e ardhshme të negociatave”, u shpreh Mariçiq në takim.

Ministri Jose Manuel Albarez Bueno u shpreh se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen për përshpejtimin e negociatave me BE-në dhe se vizita e tij në rajon, në prag të presidencës spanjolle me BE-në, nuk është e rastësishme.

Mariçiq e informoi ministrin spanjoll për rrjedhën e procesit të skriningut, dhe në këtë drejtim, Albarez theksoi se Maqedonia e Veriut ka përparim dhe se e forcon rritmin evropian për më shumë fonde dhe reforma të shpejta, por ndryshimet kushtetuese mbeten vendimtare për integrimin e shpejtë.

Bashkëbiseduesit shprehën besimin se skriningu do të shkojë mirë dhe brenda kornizës kohore të planifikuar, në mënyrë që gjatë presidencës së tyre me BE-në të mund të punojmë së bashku në fazën tjetër të negociatave me BE-në dhe hapjen e Klasterave.