Maqedoni

Maqedonia në zonën e kuqe të hartës botërore sa i përket pacientëve të prekur nga sulmet në tru

Pavarësisht që Maqedonia nuk ka një numër të saktë të pacientëve të prekur nga sulmet në tru, ajo gjendet në zonën e kuqe të hartës botërore sa i përket numrit të të prekurve nga kjo sëmundje,.

Gjithashtu nga Shoqata e Neurologjisë thonë se është shqetësues fakti i zhvendosjes së kufirit të moshës që prek kjo sëmundje, tashmë nën 65 vjet ose në raste të caktuara edhe mosha shumë të reja.

“Sulmi në tru është sëmundje shumë serioze. Sëmundje nga e cila vetë një e treta e përjetojnë mbeten pa pasoja, një e tretë mbeten me invaliditet të përhershëm dhe një e treta e pacientëve fatkeqësisht kanë përfundim fatal, përkatësisht vdesin”, theksoi Drgana Petrovska Cvetkovska, Shoqata e Nevrologjisë.

Disa nga qytetarët që në sheshin e qytetit kryen kontrolle falas u këshilluan për kontrolle më të detajuara. Ndërkohë, ato me diabet u ankuan për mungesë ilaçesh.

“Këtu, shtypjen e kisha shumë të lartë, në shtëpi shumë të ulët. Nuk e di çfarë të bëjmë, vallë cili aparat nuk bën. Shtypjen e kisha 160 ndërsa sheqeri 8.3. Dikush thotë merr Diazepam, një mjeke tjetër më tha nuk duhet të marrë Diazepam, patjetër të bëjmë të gjitha kontrollet”, shprehet një qytetare.

“Duhet të jetë më e organizuar, jo në qendër,, të jetë pak intime. Unë jam me diabet, Ozempik nuk ka, menjëherë kam shtuar 10 kilogramë dhe kjo tregon vërtet që nuk jam mirë. I tregova edhe ministrit që nuk ka gjilpëra, shiritë, aparate, të gjitha duhet ti kemi”, tha një qytetar.

“Faktorët më të zakonshëm të rrezikut janë: hipertensioni, vlerat e larta të yndyrës në gjak, diabeti, pirja e duhanit dhe konsumimi I alkoolit, dieta joadekuate dhe aktiviteti fizik i reduktuar”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas statistikave botërore, më këtë sëmundje tashmë janë të prekur 68 milionë banorë në botë ndërkohë si raste të reja janë regjistruar 12 milionë të tjerë.