Maqedonia në shekullin 21 me premtime për probleme mesjetare
Një javë që ka nisur fushata për zgjedhjet lokale, e premtimet që dëgjon, ngjajnë sikur t’i përkasin shekujve të kaluar. Premtime për ujë të pijshëm, kanalizime, zgjidhje e problemit me qentë endacakë ose përmirësimin e kushteve në shkolla, dëgjojmë edhe në këto zgjedhje.
Specialisti i marrëdhënieve me publikun, Goce Paçemski, e quan fatkeqësi që një pjesë e madhe e vendbanimeve në Maqedoni përballen me probleme të shekulli 19 dhe nuk e çudit fakti që qytetarët kanë pritshmëri për zgjidhjen e problemeve të këtilla.
“Sa i përket partive politike, pjesa më e madhe e tyre as nuk i njohin problemet, sepse një pjesë e madhe e tyre për problemet e qytetarëve mendojnë 20 ditë apo 1 muaj para nisjes së fushatës dhe nuk kanë lidhje me realitetin, pjesa më e madhe e tyre! Prandaj bëjnë premtime që as nuk korrespondojnë me problemet e vërteta dhe nevojat e qytetarëve. Kjo tek ne tashmë po bëhet pjesë e folklorit politik parazgjedhor”, tha Goce Paçemski – Specialist i Marrëdhënieve me Publikun.
Tek ne shumë shpesh ndodh që të harrohet ajo që është premtuar vite më parë, e e njëjta të premtohet përsëri, shprehet analisti Vlladimir Bozhinovski, sipas të cilit, ndryshimin e kësaj tradite, mund ta bëjnë vetë qytetarët duke vlerësuar për përmbushjen ose jo të premtimeve, e pas kësaj të vendosë se kë do ta votojë.
“Përderisa politikanët ndjejnë se mund t’u kalojë i njëjti premtimi i parealizuar edhe në cilin e ardhshëm zgjedhor dhe se mund të votohet kryetar që nuk ka bërë asgjë për komunën e tij, ne do të kemi premtime të tipit “ujë për pije” ose një muaj para zgjedhjeve do të fillojnë t’i gërryejnë rrugët se ja po punohet ndërsa në 4 vite nuk është bërë asgjë, ose të gjithë do të flasin për hapësira të gjelbra e parqe, ndërsa qytetarët janë dëshmitarë të urbanizimit masiv”, shtou Vlladimir Bozhinovski – analist.
Bozhinovski vlerëson se qëllimi i zgjedhjeve lokale nuk është vetëm vota për partinë, por për një njeri që vërtetë mund ta drejtojë Komunën. Ai që nuk realizon, duke të ndërrohet, përfundon ai, gjersa nga ana tjetër, Paçemski thotë se është koha që partitë të vetëdijesohen, që në 4 vite të komunikojnë me votuesit, e në fund të sjellin zgjidhet, përndryshe mund të përballen me mospërfillje dhe injorim nga qytetarët.