May 17, 2024
Maqedoni

Bedri Ajdari: Ekstradimi i Afrim Ismailoviqit është kërkuar me ADN të rrejshme

Vendimet e fundit të gjyqësorit kanë përgjysmuar besimin e qytetarëve nga 8% në 4%. Gjykatat Penale, të Apelit dhe ajo Supreme, kanë vërtetuar disa herë se dinë të marrin vendime në dëm të qytetarëve të thjeshtë, ndërkohë që kur bëhet fjalë për ligjin kundër të fuqishmëve, shteti i së drejtës gjen boshllëqe ligjore për t’i çliruar. Në “Rruga drejt” me Adrian Kerimin, për të biseduar për vendime gjyqësore me standarde të dyfishta, të ftuar ishin Bedri Aidari, kreu i këshillit organizativ të protestave për çështjen “Monstrum” dhe Ramiz Dauti, i arrestuar për çështjen “Alfa”.

I pyetur për një dokument me analiza të ADN-së, që autoritet tona e kanë dërguar në Kosovë, Ajdari tha se ekstradimi i Afrim Ismailoviqit ëshët kërkuar me ADN të rrejshme.

Është e vërtetë, ekspertiza e Kosovës ka thënë se ADN-ja e cila i përket njërit që akuzuarve që kërkohet, në Kosovë janë dy. Për njërin kanë thënë se ka ADN, për tjetrin nuk ka. Edhe pse kërkohet që një person grua dhe një person tjetër janë gjetur gjurmë për të analizuar ADN, mirëpo nuk rezultojnë se janë të Agim Islamoviqit”, tha Bedri Ajdari./Alsat.mk