Maqedonia në rrezik nga Kim Mehmeti! Levica e Apasievit me padi kundër shkrimtarit shqiptar
Partia ekstreme majtiste Levica ka ngritur padi penale kundër shkrimtarit tanë të njohur, Kim Mehmeti. Levica kërkon nga Prokuroria përndjekje ndaj Mehmetit, për gjoja nënçmim të maqedonasve.
Shkrimtari Mehmeti në reagimin e parë Me ironi komenton se “ Gjykata dhe prokuroria merren me kriminelin më të madh të Maqedonisë – Kim Mehmetin?!”
“ Pasi ky shtet ia doli në betejën kundër krimit dhe hajdutërisë, ka filluar beteja edhe kundër neve që e ‘ofendojmë’ popullin maqedonas, e të cilin e mbron partia e famshme LEVICA!”, komenton Mehmeti.
Ja postimi i tij i plotë pas kësaj padie skandaloze:
Gjykata dhe prokuroria merren me kriminelin më të madh të Maqedonisë – Kim Mehmetin?!
Kush thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka drejtësi dhe se institucionet gjyqësore nuk janë efikase?
Pasi ky shtet ia doli në betejën kundër krimit dhe hajdutërisë, ka filluar beteja edhe kundër neve që e ‘ofendojmë’ popullin maqedonas, e të cilin e mbron partia e famshme LEVICA!
Shkurt e shqip: në këtë Maqedoni ku para gjithë botës brohoritet ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” më në fund edhe unë përfundova aty ku e kam vendin – para prokurorëve dhe gjykatave të këtij vendi ku edhe rrugëve rrjedhë drejtësi.
S’di pse po unë ndjehem i nderuar që më ka paditur dhe jam i akuzuar nga LEVICA, nga një parti e cila të qelbë me antishqiptari dhe që më shkakton të vjella sa herë që ia dëgjoj emrin, e le më të merrem me te.
Sidoqoftë, i ftoj të gjitha LEVICAt e DESNICAT maqedonase le t’i bashkojnë forcat dhe paditë gjyqësore kundër meje, sepse nuk kam kohë të merrem një nga një me to.
Ndërkohë ua bëjë me dije: sikur të jeni edhe vetë nipat e Leninit , e jo kjo me LEVICË qesharake që janë, kurrë nuk do e realizojnë qëllimin që kanë – të më heshtin.
Kalimthi: nuk e di ku shkoi dygjuhësia dhe pse fesa për tu paraqitur në Prokuroria Publike është shkruar vetëm në gjuhën maqedonase?