Maqedoni

Mbante heroinë në vlerë prej 200 mijë eurove në çantë! Gostivarasi arrestohet në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup është kapur heroinë në vlerë prej 200 mijë eurove, përcjell TV21. Për rastin në fjalë është arrestuar 37-vjeçari A.O. nga Gostivari.

“Të njëjtit i janë gjetur rreth pesë kilogramë heroinë me vlerë të rreth 200 mijë eurove, të cilën e mbante në një çantë shpine. Nga kontrolli në çantën e shpinës u gjet heroina, e cila ishte e paketuar në nëntë pako. A.O. është i privuar nga liria”, njoftojnë nga MPB.