Sport

Maqedonia në Romë, gati për Italinë

Në Romë, nga qyteti i Perandorisë, këtu ku përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër do të luajë ndeshjen me Italinë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Ekspedita e Maqedonisë ka zbarkuar pasditën e djeshme këtu në kryeqytetin italian, ndërsa sonte në mbrëmje do të ketë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin “Olimpiko” të Romës, ku do ti zhvillojë përgatitjet e fundit para sfidës me Italinë. Mediat italiane e shohin me seriozitet të madh ekipin e Maqedonisë, pasi në dy përballjet e fundit, përfaqësuesja e vendit i shkaktoj probleme ish kampionëve të Botës dhe Europës, duke nxjerr barazim në Shkup dhe para saj i mposhti në Palermo për ndeshjen e vlefshme të play of-it për Botëror.

Nga radhët e Italisë, Luciano Spaleti po përballet me mungesa në formacionin e tij, përderisa Maqedonia për këtë sfidë vjen e kompletuar me të gjithë futbollistët në dispozicion. Italianët aktualisht renditen në vendin e tretë në grup me 10 pikë, para Maqedonisë që është e katërta me 7 pikë dhe pas vetes ka vetëm Maltën, ndërsa klasifimi kryesohet nga Anglia dhe Ukraina në pozitën e dytë.

Takimi ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Olimpiko”, duke nisur nga ora 20:45.