May 17, 2024
Maqedoni

Maqedonia mbetet pjesë e “Open Ballkanit”, sqarohet Osmani: Ishte qëndrim i imi npersonal…!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se qëndrimi i qeverisë së tij për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur” nuk ka ndryshuar dhe se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, prezantoi “qëndrimin partiak” për këtë çështje.

“Qëndrimi i Qeverisë mbetet i pandryshuar se si vend kemi një rol konstruktiv dhe pjesëmarrje në të gjitha nismat rajonale, duke përfshirë Ballkanin e Hapur përderisa këto nisma sjellin përfitime konkrete për qytetarët, për shtetet, për ekonomitë, për bizneset e vendeve që janë pjesë e tyre”, tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se deklarata e Osmanit se Shkupi duhet të rishqyrtojë pjesëmarrjen në iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur” nëse vërtetohet se Serbia ka qenë e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, “është dhënë nga posti i nënkryetarit të një partie politike”.
Ndërkohë sot edhe vetë ministri i jashtëm ka sqaruar vetveten, transmeton Lideri.mk.

Në një deklaratë për televizionin Kana l5 ai ka thënë se qëndrimi i shprehur mbrëmë për largim të mundshëm nga nga Ballkani i Hapur në rast se dëshmohet se “shteti serb ka qenë i involvuar” në sulmin në Banjskë, ka qenë qëndrim i tij personal, e jo i Qeverisë.