July 2, 2024
BallinaMaqedoni

Maqedoni: Zjarri po u afrohet me shpejtësi shtëpive në dy fshatra

Për shkak të seriozitetit dhe rrezikut të zgjerimit të shpejtë të zjarrit në afërsi të fshatrave Sushevë dhe Zleovë, në shuarjen e zjarrit është kyçur edhe një helikopter tjetër i MPB-së.

Zjarri i cili filloi dje në afërsi të komunës së Vasilevës, vazhdon të përhapet në drejtim të fshatrave Sushevë dhe Zleovë dhe rrezikon të përfshijë shtëpitë, transmeton lideri.mk.

Ekipet e Njësitit Territorial të Zjarrfikjes Strumicë janë në terren./Lideri