Maqedoni: Treni godet një veturë, vdes shoferi në vendngjarje
Dje, para orës 4 të mëngjesi ka ndodhur një tragjedi në Prilep të Maqedonisë së Veriut.
Një 39-vjeçar me iniciale M.D. ka ndërruar jetë, pasi treni përplasi veturën që ishte duke e ngasur ai.
“Në rrugën ndërmjet Stacionit hekurudhor “Galiçan” dhe Stacionit hekurudhor Prilep, treni ka goditur veturën “mercedes” me targa të Prilepit, me shofer M.D.(39) nga Prilepi. Në vendngjarje ka vdekur M.D., kurse lëndime kanë pësuar T.H.(40) dhe G.B.(39), të dy nga Prilepi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep”, qëndron në njoftimin e MPB-së,