Maqedoni/Të rinjtë ja deri në çfarë moshe jetojnë me prindërit
Ndryshe nga vendet më të zhvilluara në Evropë, të rinjtë në Ballkan largohen shumë vonë nga shtëpitë e prindërve dhe bëhen të pavarur.
Këtë e tregon hulumtimi i Eurostat, sipas të cilit të rinjtë në Maqedoninë e Veriut largohen nga shtëpitë e prindërve në moshën 32 vjeçare.
Të rinjtë në Kroaci largohen nga shtëpia e prindërve të tyre në një moshë mesatare prej 33.4 vjeç, dhe të rinjtë në Estoni në një moshë mesatare prej 22.7 vjeç më herët.
Mesatarisht, të rinjtë në Serbi largohen nga shtëpia e prindërve në moshën 31.4 vjeç, në Mal të Zi në 33.3 dhe në Maqedoninë e Veriut në 32.1 vjeç. Nga ana tjetër, të rinjtë në pjesën tjetër të Evropës largohen nga shtëpia e prindërve në të njëzetat e hershme (Estoni 22,7 vjeç, Holanda 23 vjeç, Franca 23,4 vjeç, Britania e Madhe 24,6 vjeç, Lituania 24,7 vjeç).
Sipas ekspertëve, arsyet kryesore për një qëndrim shumë më të gjatë në shtëpinë prindërore të të rinjve në Ballkan në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, qëndron pjesërisht te tradita (lidhjet familjare më të forta në rajonin tonë), por arsyeja më dominuese është sigurisht mungesa e pavarësisë financiare të të rinjve (kryesisht për shkak të mungesës së një numri të mjaftueshëm të punëve të paguara mirë).