May 10, 2024
Maqedoni

LSDM: Raporti i KE-së konfirmoi se VMRO dhe Mickoski janë pengesat për rrugën evropiane të vendit

VMRO-DPMNE, Mickoski dhe “Levica” janë pengesat për në rrugën evropiane. Këtë e vërteton edhe raporti i Komisionit Evropian, në të cilin problemi dhe vërejtjet kryesore janë bllokimi i Kuvendit nga opozita, akuzojnë nga LSDM.
“Raporti thekson nevojën për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe reformave për BE-në të cilat janë të bllokuara nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM.

Bllokada e VMRO-së është edhe për kapitujt që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, që do të thotë se VMRO-DPMNE ishte dhe mbetet kundër drejtësisë.

KE tregon qartë se Maqedonia ka përparuar në 81 për qind të kapitujve dhe nuk ka kthim prapa në asnjë kapitull, ndërsa 90 për qind e kapitujve janë në nivelin e duhur të gatishmërisë”, tha LSDM.