Maqedoni, shpëtohen disa persona që kishin ngecur në borë
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se janë shpëtuar personat që mbrëmë kanë ngecur në dëborë në afërsi të Ponikvës.
Siç sqarojnë QMK, të ngecurit në borë në afërsi të Ponikvës në Bjeshkët e Osogovës janë dërguar në vend të sigurt, ndërsa automjeti i tyre është nxjerrë nga bora.
“Ky është reagimi i shkurtër nga terreni pas operacionit të shpëtimit të shërbimit vullnetar të shpëtimit malor “Osogova” nga Koçani, MPB-së dhe subjekteve dhe qytetarëve të tjerë të angazhuar. Konkretisht, dje në ora 17:45 është marrë informacion për persona të ngecur me një automjet terreni në borë në Ponikavë, malet e Osogovës”.
“QKM-ja ka kontaktuar menjëherë shërbimin “Osogova”, ndërsa në vendin ku kanë ngecur personat është dërguar një ekip i MPB-së me një automjet terreni. Zjarrfikësit ishin gati, nëse kishte nevojë për ta. Operacioni i djeshëm i shpëtimit u krye me sukses dhe në kohë, pavarësisht motit të ftohtë dhe me borë”, thonë nga QKM.