Maqedoni, ndërroi jetë 25 vjeçari pasi ra nga oxhaku
Me datë 15.07.2024 në ora 11:54 në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, nga ana e Emergjencës Mjekësore në Kriva Pallankë është raportuar se tek ta është sjellë pa shenja hete R.M (25) nga Kriva Pallanka. Sipas dëshmitarëve okularë, transmeton portali lideri.mk, rreth orës 11:30 R.M. është parë duke qëndruar në oxhakun e një objekti të braktisur në rrugën “Edinstvo”, nga ku ka rënë dhe pas tij ka rënë konstruksioni prej betoni i oxhakut. Qytetarët menjëherë kanë lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore. Mjeku ka konstatuar vdekjen, kurse hetim është kryer nga ekipi i policisë së Kriva Pallankë dhe me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes./Lideri