Maqedoni

Maqedoni, gripi mori edhe dy viktima në moshë 49 dhe 65 vjeçare

Gjatë kësaj jave janë raportuar dy vdekje nga gripi. Fjala është për personat e moshës 49 dhe 65 vjeçare nga Shkupi dhe Velesi të cilët më 8 shtator janë shtruar në KIBFS dhe GOB. Njëri prej personave të vdekur u konstatua me sëmundje shoqëruese (renale, kardiake, diabeti) dhe nuk ishte vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal. Te personat e vdekur janë konfirmuar laboratorikisht gripi A(H1)pdm09 dhe influenca A, transmeton Lideri.mk.

Në sezonin 2023/2024, numri i përgjithshëm i rasteve me sëmundje të ngjashme me gripin është 12,741. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur me 55,5%, dhe krahasuar me modelin e 13 sezoneve të fundit, ka një rënie prej 19,1%.

Sipas Institutit për Shëndet Publik, Gjatë javës së tetë të vitit 2024 (19-25 shkurt 2024), janë raportuar 820 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është 40,8% më pak krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e 8-të të sezonit të kaluar është ulur me 6.0%, dhe krahasuar me numrin e javës së 8-të të kurbës tipike epidemike është më i ulët për 67.4%.

Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 496 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 178 janë fëmijë 5-14 vjeç, 74 janë mbi 65 vjeç dhe 72 janë fëmijë të moshës 0-4 vjeç. Incidenca më e lartë është tek fëmijët e moshës 5-14 vjeç./Lideri