May 3, 2024
Maqedoni

Maqedoni, gjyshi 73 vjeçar u kap me marihuanë

Policia arrestoi një 73-vjeçar të cilit iu gjet një armë dhe drogë.

– Me datë 15.04.2024, zyrtarët policorë të Policisë së Krushevës kanë arrestuar personin V.C (73) nga Krusheva. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Koshino, komuna e Dollnenit, të kryer me vendim gjykate, është gjetur një armë, një kornizë me fishekë, marihuanë, një substancë e trashë, para në vlera të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se janë nga krimet”, njoftoi policia.