Maqedoni: Dy foshnje binjake ndërruan jetë nga i ftohti, ishin vetëm tre javëshe
Në Prilep kanë ndërruar jetë binjakët e lindura vetëm tre javë më parë. Prokurori publik nga Prokuroria e Prilepit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre. Sipas prokurorit Stevço Binoski, të sapolindurit, ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. “Familja në fshatin Sllavej ka kërkuar ndihmën urgjente. Binjakët ishin në gjendje të rëndë. Ekipi i emergjencës sapo ka mbërritur ka konstatuar vdekjen e njërës foshnje, ndërsa foshnja tjetër në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prilepit ku dhe ka ndërruar jetë. Familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë. Urdhërova autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Janë njoftuar autoritetet, ndër të cilat edhe Qendra për punë sociale nga Prilepi”, ka njoftuar prokurori publik.
Siç transmeton portali Lideri.mk, Shkak i vdekjes së dy foshnjave binjake nga Prilepi ka qenë ngrirja, njoftoi ISHP Spitali i Përgjithshëm “Borka Taleski” – Prilep.
“Më datë 30.12.2024, në institucionin tonë ka lindur në mënyrë spontane një nënë e lindur në vitin 2001, në shtatzëninë e katërt (binjake). Binjakët janë të parakohshëm, të lindur në javën e 34-të të shtatzënisë. I porsalinduri i parë, mashkull, peshonte 1970 gram në lindje dhe i dyti femër peshonte 1780 gram. Më datë 10.01.2025, me kërkesë të nënës dhe me firmën e saj, të sapolindurit kanë dalë nga spitali. Më datë 16.01.2025, në orën 10:45, në Repartin e Pediatrisë është sjellë në gjendje të rëndë si pasojë e ngricave një e porsalindur femër. “Sipas informacioneve të disponueshme, i porsalinduri mashkull kishte vdekur më parë në shtëpi nga i njëjti shkak”, thuhet në njoftimin e spitalit.