May 15, 2024
Maqedoni

Maqedoni, digjet vetura e kryeshefit të policisë (Emri)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një parking në rrugën “Vanço Kitanov” ka shpërthyer zjarri në veturën “Audi 5”, pronar i së cilës është shefi i SPB-Shtip, Bobi Gidioski, transmeton Lideri.mk.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, konfirmon se në lagjen Senjak është djegur një veturë, ndërsa kallëzimi është bërë nga një qytetar në ora 03:01 minutë. Menjëherë është thirrur Njësia Territoriale e Zjarrfikësve-Shtip, në vendngjarje kanë intervenuar zjarrfikësit të cilët nuk kanë lejuar që flakët t’i kaplojnë veturat e tjera të parkuara.

Policia po heton nese vetura është djegur vetë, ose është djegur qëllimisht./Lideri.mk