May 17, 2024
Maqedoni

Maqedoni, deputeti kapet duke luajtur video lojëra në Kuvend: Kjo më ndodh për herë të parë! (Video)

Pasi dje në rrjetet sociale u shfaq një video e deputetit të LSDM-së, Darko Kaevski, duke luajtur video-lojëra derisa në foltore po fliste profesoresha Gordana Siljanovska Davkova nga opozita VMRO-DPMNE, ai për Faktor tha se kjo i ka ndodhur për herë të parë.

“Unë jam një nga deputetët më të rregullt dhe aktivë, që nuk kam munguar në asnjë seancë plenare apo debat komisioni në Kuvend. Por kur keni një kolege në foltore, të cilën e dëgjoni duke thënë fjalë të kota dhe fjali boshe, mund të dëshironi të hiqni vëmendjen. Kjo më ndodh për herë të parë. Në parim i ndjek me kujdes debatet që zhvillohen në Kuvend – tha Kaevski për Faktor./Lideri.mk