May 14, 2024
Maqedoni

Maqedonasit e punësuar si shqiptarë janë nga viti 2019, megjithatë Berisha zotohet për zgjidhjen e këtij problemi

Zëvendësministrja e Buqjësisë, Vjollca Berisha përmes një reagimi në profilin e saj në FB ka dematuar lajmin e shpërndarë në rrjetet sociale se gjoja në ministrinë e bujqësisë janë punësuar Maqedonas të deklaruar si shqiptarë. Berisha shkruan se ky punësim është që nga viti 2019 dhe se as konkursi dhe as parnimet nuk janë të këtij viti, shkruan Top24

“Dua të njoftoj se lajmi që po qarkullon në rrjete sociale për punësimet e parregullta në pikëpamje etnike në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë është lajm i vitit 2019. As Konkursi e as pranimet e kandidatëve nuk janë të sivjetshme.” shkruan zëvendësministreja Berisha.

Berisha më tej shton se do të angazhohet në mënyrë të veçantë që raste të tilla edhe pse janë nga viti 2019 të mos përsëriten në të ardhmen dhe se për këtë do të ketë edhe një ligj të posaçëm.