July 22, 2024
Maqedoni

Madhështore: Mitrovicasi dhe mërgimtari nga Shkupi u shpëtojnë jetën tri grave në Ulqin

Sot pushuesit e plazhit Europa në Ulqin kanë dëshmuar një gjest fantastik nga një mitrovicas dhe një shkupjan.

Tri gra të cilat desh u mbytën në det, shpëtuan falë intervenimit që bënë Gani Gërxhaliu nga Mitrovica dhe Gjemajl Selimi, mërgimtar nga Shkupi.

Rastin e rrëfeu për Jepi Zë vet Gërxhaliu, i cili tha se shpreson që veprimi i tyre sot, të motivojë të tjerët të intervenojnë kur në pyetje është jeta e njeriut.

Për aktin e tyre njerëzor e heroik ata kanë marrë falënderime edhe nga shpëtimtarët e plazhit ndërsa tri gratë janë dërguar në spital për marrje të ndihmës mjekësore.